Studentët paralajmërojnë zhvendosjen e protestës para kryeministrisë
Studentët kanë paralajmëruar zhvendosjen e protestës së tyre para kryeministrisë. Ata kanë bërë të qartë që nëse deri në orën 16:00, kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, që ditën e sotme protesta do zhvendoset para institucionit të kryeministrisë.
“Nuk ka negociata as dialog, nëse deri në 16:00 nuk plotësohen kërkesat tona do të marshojmë para kryeministrisë, që sot pas orës katër”, u shpreh njëri nga studentët.
Një tjetër studente paralajmëroi gjithashtu se nëse kërkesat nuk merren parasysh ata nesër do të dalin edhe më shumë në protestë.
KOHA JONË SONDAZH

