Studentët protestues: Kryeministri i paqartë

Studentët kanë lajmëruar sonte pezullimin e përkohshëm të protestës së tyre. Lajmërimin, studentët e kanë bërë nëpëmjet një deklarate të shpërndarë nga Këshillat Studentorë.

“Sot me datë 21. 12. 2018 në arsimin e lartë merren pushimet dimërore për shkak të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në mirëkuptim të të gjithë studentëve që kthehen pranë familjeve të tyre në festa u vendos në unanimitet studentor që protesta të pezullohet përkohësisht”, bëjnë të ditur studentët.

Ata shprehen të vendosur për vazhdimin e protestës. Sipas tyre Kryeministrit nuk është i qartë dhe i duhuri për plotësimin e 8 pikave. Ndaj edhe paralajmërojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne si studentë do të kthehemi të gjithë të bashkuar prapë në protesta me datë 07. 01. 2019 dhe kurrsesi nuk do të anatemohet insistimi studentor për realizimin e kërkesave tona”.

Swiss Digital Mobile Reklama

DEKLARATË E KËSHILLAVE STUDENTORË

Sot me datë 21. 12. 2018 në arsimin e lartë merren pushimet dimërore për shkak të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në mirëkuptim të të gjithë studentëve që kthehen pranë familjeve të tyre në festa u vendos në unanimitet studentor që protesta të pezullohet përkohësisht.

Duke parë që angazhimi qeveritar dhe sidomos i Kryeministrit nuk është i qartë dhe i duhuri për plotësimin e 8 pikave që studentët kanë vendosur, ne si studentë do të kthehemi të gjithë të bashkuar prapë në protesta me datë 07. 01. 2019 dhe kurrsesi nuk do të anatemohet insistimi studentor për realizimin e kërkesave tona.

Gjithsesi të gjithë shpresojmë që rifillimi i shkollës të na gjejë në auditore dhe qeveria jonë ta ketë marrë seriozisht revoltën tonë dhe ti ketë plotësuar të gjitha kërkesat studentore.

Festa të mbara dhe të begata për të gjithë shqiptarët sidomos për studentët dhe familjet e tyre të cilët i ngjallën shpresën dhe shtuan guximin për ndryshim, një shoqërie në agoni!

Këshillat Studentorë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?