Studentët pyesin njëri tjetrin, si do protestohet pas 16:00

Ora 16:00 e ditës së sotme është afati i fundit që studentët i kanë lënë qeverisë për të plotësuar 8 kërkesat e tyre. Në skadim të këtij afati, kanë paralajmëruar përshkallëzim, deri në grevë urie.

Studentët kanë lexuar në protestë 7 pikat të cilët ata e quajnë si “kushtetuta” e studentit dhe duhet të zbatohet nga të gjithë studentët protestues.

Një nga pikat është edhe bojkotimi i mësimeve deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

7 pikat e “Kushtetutës” së Studentit:
1- Ne jemi të barabartë
2- Studenti për shqiptarët, shqiptarët për studentin
3- Nuk kemi përfaqësi, nuk kemi kryesi
4- Jo negociata, jo dialog, jo bisedime!
5- Kemi vetëm 8 kërkesa të cilat janë të panegoiueshme
6- Protesta dhe bojkot të mësimit deri sa të plotësohen kërkesat
7- Në protestë janë të lirë të bashkohen të gjithë gjimnazistët, mësuesit, pedagogët, prindërit dhe kushdo që është në mbështetje të çështjes sonë.
*Kushdo që nuk zbaton Kushtetutën e studentit nuk është student protestues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studentët  pritet të marrin një vendim se si do të vijojë protesta pas orës 16:00. Ata pritet të vendosin nëse do të vijojnë të protestojnë para MASR apo do të zhvendosin protestën e tyre para kryeministrisë.

foto galeri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?