Studentët: Rama ka blerë 200 prej nesh, u ka dhënë lekë për…
Sot është dita e 11-të e protestës së studentëve, të cilët kanë sfiduar kushtet e motit para Kryeministrisë për plotësimin e 8 kërkesave.
Temperaturat e ulëta e reshjet e shiut që kanë qenë prezente gjatë ditës së sotme, nuk po e ndalin forcën madhështore studentore.
Disa prej studentëve që protestojnë tek kyeministria kanë deklaruar para kemerave se kryeministri Edi Rama u ka dhënë lekë rreth 200 prej tyre për të realizuar një takim për dialog që mendohet se do të mbahet ditën e sotme.
Ata kanë bërë me dje se studentët që do të jenë të pranishëm në takim nuk do të pranohen më të jenë pjesë e grupit të tyre.
Studentët janë shprehur për BW:
Edi Rama po blen studentë, rreth 200 studentë. U ka dhënë lekë për të realizuar gjoja një takim për dialog. Ata nuk janë pjesë e jona dhe ne do i demaskojmë. Nesër i ftojmë të gjithë të protestojnë”.
KOHA JONË SONDAZH

