
Pedagogë dhe studentë të Mjekësisë dolën këtë të premte në protestë paqësore para Kryeministrisë. Kërkesës së drejtuar ndaj tyre nga kryeministri Edi Rama për dialog, ata i janë përgjigjur negativisht. Në shenjë përgjigjeje, janë parë disa të rinj në protestë, të cilët kanë rrokullisur nëpër bulevard “stolat” e betonit të vendosur përpara Kryeministrisë.