Studentët sërish sot në protestë, në 10:00 te ministria e Arsimit

Pas protestës masive të ditës së djeshme, studentët e universiteteve publike, kanë paralajmëruar se do të dalin sot në protestë.

Protesta pritet të kulmojë në orën 10:00 para ministrisë së Arsimit.

Kjo pasi studentët nuk i ka kënaqur heqja e tarifës për provimet e mbartura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studentët thonë se do të qëndrojnë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre të tjera dhe se tarifa për provimet e mbetësve është vetëm njëra pikë nga katër kërkesat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata kërkojnë edhe plotësimin e tre kërkesave të tjera, ku renditen përgjysmimi i tarifës së studimeve, përmirësimi i kushteve në konvikte si dhe që Bordi i Arsimit të Lartë të ketë numër të barabartë votash si ministria e Arsimit.

Më poshtë mund të shihni edhe axhendën e protestës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?