Studentët të bashkuar deri në përmbushjen e qëllimit
Aktualitet E Mërkurë, 15 Shtator 2021 21:34
Që prej ditësh së djeshme nisën zërat se studentët ishin përçarë. Kurse gjatë ditës së sotme studentët e kanë thënë nën një zë se do të vazhdojnë të qëndrojnë deri në 8 vjet derisa sa t’u plotësohen kërkesat e tyre.
Nuk na përçajnë dot, ne do të vazhdojmë të protestojmë deri në plotësim të kërkesave. Do jemi këtu, 8 ditë, 8 javë, 8 muaj, 8 vjet, deri në plotësim të kërkesave. Tavolina e negociatave me ne është kthyer përmbys “, shprehen studentët.
Ndërsa një tjetër studentë ka thënë se kryeministri Rama mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Show” ka bërë monolog me veten sepse ata të rinj që ishin ftuar, janë militantë të PS-së.




KOHA JONË SONDAZH

