Studentët tek rektorati në Vlorë: Do të qëndrojmë deri në fund

Kanë vazhduar protestën e tyre studentët në qytetin e Vlorës.

Në orën 10.00 ata u grumbulluan para Rektoratit dhe u bëjnë thirrje të gjithë studentëve të bashkohen me ta.

Protestuesit nuk mbajnë pankarta në duar, por vetëm brohorasin dhe kërkojnë bashkim edhe të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kemi frikë, thonë ata, dhe do të qëndrojmë deri në fund, deri kur të plotësohen të gjitha kërkesat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë ata kanë nisur një shkresë në Rektorat me pesë pika.

Në një prej pikave studentët kërkojnë të mos penalizohen me mungesa studentët që kanë protestuar.

Më pas ata paraqesin kërkesat për krijimin e senatit studentor, të ndalet diskriminimi i pedagogëve ndaj studentëve, pranimin e studentëve në Universitet me mesataren mbi 7, dhe krijimin e ambienteve laboratorike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?