Studentët thirrje Ramës: Ndiq rrugën e presidentit Macron
Studentët që po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen pa u plotësuar 8 kërkesat e tyre. ”Nuk tërhiqemi nga protesta. As dialog, as përfaqësi nuk do të ketë. 8 pika të panegociueshme kemi ne, jo dialog. Do të përshkallëzohet kjo situatë nëse nuk plotësohen kërkesat. Luftojmë me zemër dhe me shpirt për të drejtat tona”, thanë studentët.
Nga ana tjetër, ata i kanë bërë thirrje kreut të qeverisë që të marrë shembull nga qëndrimi i Presidentit të Francës. ”Kryeministri të ndjekë rrugën e Macron. Të tërhiqet si Macron dhe të zbatojë kërkesat”, tha një prej studentëve në protestë duke iu referuar protestave në Francë. “Ka patur pesë vite kohë për t’i realizuar këto reforma. Përse nuk i ka bërë deri më tani?”, pyeti studenti.
Një tjetër student theksoi se qeveria ka kohë deri në orën 16:00 për të realizuar kërkesat, në të kundërt do të ketë përshkallëzim të protestës. ”Ai (Rama) po bën monolog. Vetë jep përgjigje, vetë merr përgjigje”, u shpreh një tjetër student. “Kryeministri është shërbëtor i popullit. Duhet të realizojë kërkesat”, tha një protestues.
KOHA JONË SONDAZH

