Studentët ulen këmbëkryq në shesh, presin të dalë Ministrja
Për ditën e tretë radhazi studentët vijojnë protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me përgjysminin e tarifave, përmirësimin e kushteve por dhe një arsim cilësor.
Studentëve i janë bashkuar dhe familjarë, qytetarë apo studentë nga universitetit privat.
Më shumë se një herë studentët kanë nënvizuar se protesta e tyre nuk është politike dhe disa herë kanë shmangur tentativa për ta politizuar atë.
Studentët u grumbulluan rreth orës 10:00 dhe prej 5 orësh protesta vijon intensivisht.
“Jemi duke e pritur. Lindita të dalë në shesh. Do jemi paqësorë nuk ka për të ndodhë. E presim që të vijë” thonë studentët.
KOHA JONË SONDAZH

