Studenti fajëson Ramën edhe për flamurin “kinez”
Një student i Universitetit të Shkodrës i ftuar tek Sonila Meço në Ora News prezantoi flamurin që kanë mbajtur gjatë 14 ditëve në protestë. Teksa studion për drejtësi, studenti tha se simboli i shqiponjës është i deformuar për shkak se është mall kinez dhe akuzoi kryeministrin pse lejon të zhdoganohet.
Pjesë nga biseda:
Studenti: Unë jam nga universiteti i Shkodrës dhe kam sjell flamurin që e kemi përdorur në protestë.
Meço: Ke shkelur Kushtetutën. Në këtë moment je ngelës siç thotë kryeministri.
Studenti: Fitorja jonë e parë si student është që ne kemi rritur dinjitetin kombëtar. Ja që ngrihemi dhe organizohemi. Njerëzit kuptojnë që të protestosh për të drejtat tuaja, nuk është turp. Sa për flamurin, është mall kinez. Është faji edhe i kryeministrit tonë që është zhdoganuar një flamur i tillë.
KOHA JONË SONDAZH

