Studenti nga Kosova: Erdha për arsim më të mirë, 950 euro masteri këtu, 250 në Prishtinë

Mes studentëve të zhgënjyer është ky student nga Kosova që studion në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Ai tha se zgjodhi të studiojë në Shqipëri për kushte më të mira, por u përball me krejt të kundërtën.

Studenti: Nuk është e drejtë që një student me pagu të gjithë ato lekë dhe mos me na respektu pedagogët.Është turp që këta nuk i miratojnë. Nuk duam dialog. Të miratohen dhe më pas të dialogojmë për të gjitha problemet që kemi në Universitete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam ardhur në Shqipëri për kushte më të mira dhe studim më të mirë, por kjo nuk po ndodh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Kosovë tarifa e masterit 250 euro, ndërsa unë në Shqipëri paguaj 950 euro, është turp. Shumë diferencë e madhe.Na thanë që ka dialog te Universiteti i Arteve, por e kemi injoruar Kryeministrin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?