Studentja: Boll na zhvatët; Rama urdhëron gardën (VIDEO)

Gjatë takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me studentë dhe pedagogë, u shënua një incident. Lëvizja ”Për Universitetin”, ka postuar një video ku në një moment një studente i drejtohen Ramës duke i thënë: ”Boll i zhvatët studentët”.

Në këtë moment ndërhynë punonjësit e gardës ndërsa në video dëgjohet Rama duke ju drejtuar punonjësve të sigurisë.

”Merreni përcilleni vajzën pak”, ju drejtua Rama gardistëve, ndërsa më pas bëri edhe një tjetër koment ku duke ju referuar studentes ”me siguri ngelëse”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?