Studentja: Edi Rama hapi pak dritaret, burrat e shtetit nuk janë meme!

Vazhdon protesta madhështore e studentëve përpara kryeministrisë.

Një prej studenteve që ka marrë fjalën i ka kërkuar Edi Ramës që të hapë dritaret e zyrës.

Ajo u shpreh se tani e tutje Rama duhet të quhet kryememe dhe jo kryeministër dhe burrë shteti i një vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Zoti Rama hapi pak dritaret mos ki frikë se nuk të gjuajmë. Zoti Rama këtu në shesh nuk është as Luli dhe as Monika, tani bëje foton që e ke sheshin plot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne jemi student zotri Rama dhe nuk jemi as ngelës dhe as shpellarë. Nuk di zoti Rama nëse kemi folur me një kryeministër apo me një meme.

Do futesh në histori si një kryeministër instagrami, unë kam mësuar se diaologu bëhet me një burrë shteti dhe jo me një meme’, u shpreh një prej studenteve që mori fjalën në protestë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?