Studentja i ankohet Bashës: Taulant Balla më ka degjeneruar mbiemrin
Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me të rinjtë në Elbasan, ku u parashtroi atyre alternativën e opozitës për ta nxjerrë vendin nga kriza. Por gjatë takimit ka spikatur një studente e cila iu ankua kryedemokratit se Taulant Balla i ka degjeneruar mbiemrin.
‘Unë jam Adelina Balla, studente në vitin e parë. Unë nuk kam lidhje fare me mashtruesin klasik Taulant Balla, i cili na ka bërë që të na vijë turp që jemi nga ajo zonë. Më fal për shprehjen por më ka degjeneruar mbiemrin”, tha studentja.
Më tej ajo theksoi se me ardhjen e socialistëve në pushtet Librazhdi, është lënë pas dore.
Ndërkaq, teksa dëgjoi studentët, Basha u shpreh se një nga problemet më të mëdha në vend është largimi i të rinjve.
“Problemi më i madh në vend, emigracioni. Për studenten e ekonomisë që e nxiti e para cështjen, është një problem i madh largimi i të rinjve. Unë kam qenë vetë jashtë dhe mund tju them se kam kaluar mirë. Por nuk ka vend që të bëhet si i yti. Por është një problem i tmerrshëm ekonomik. Dua të ndaj këto shifra që janë të tmerrashme humbja për ekonominë shqiptare”, tha ai.
/syri.net