Studentja: Kemi frikë të flasim se na konsiderojnë të politizuar!

Një prej studentëve të ftuara në studion e “Ora News”, tha se ndihet e frikësuar për të shprehur mendimin e lirë pasi mund ta paragjykojnë dhe ta cilësojnë të politizuar.

Studentja: Nuk jemi më të fortë. Nuk jemi më të fortë në momentin kur ka studentë, si puna ime që kemi frikë të flasim ndaj studentëve të tjerë. Unë kam mendim ndryshe nga shoku që kam përballë, nga shoku që kam anash. Kam frikë se do më quajnë që jam politizuar, që jam shitur dhe kemi frikë të flasim. Unë personalisht, sot vërtetova që ka shumë studentë që kanë mendimin tim. 

Kur kam hyrë në studion e këtij emisioni, kam menduar, ndoshta jam në vendin e gabuar se prap do më paragjykojnë. Në momentin kur zoti Zheji tha që kemi nevojë për koordinim, ne kemi koordinim. E di kush janë? Rrjetet sociale. Para gjysëm orë, para se të vija që më nxiti të vija këtu, postojnë dhe thonë: Jepni ide për përshkallëzimin e protestës. Kur do vijë ai përshkallëzim i protestës, kur unë kisha frikë të dilja nga dera e shtëpisë këtu?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?