Studentja: Nuk kemi frikë nga presioni, pa marrë përgjigje nuk largohemi

Një studente që proteston përpara kryeministrisë tha për Ora News se studentët nuk kanë frikë nga presioni i ndonjë pedagogu, kur ata të kthehen në auditore.

Studentja në kryeministri: Unë nuk kam frikë nga hakmarrja, por asnjë besoj nuk ka frikë. Jam e bindur që do ketë një lloj presioni. Ka shumë pedagogë që do të donin të ishin këtu, por nuk janë. Ka nga ata pedagogë të tjerë që mund të na bëjnë presion, por ne nuk na intereson fare. Pa marrë një përgjigje ne nuk do të largohemi. Jemi optimistë që ato kërkesa do të realizohen.  

Të njëjtin mendim ndajnë edhe studentët përpara ministrisë së Arsimit. Për mikrofonin e Ora News, studentët thanë se nuk do të largohen pa plotësuar 8 kërkesa e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News - Studentja: Nuk kemi frikë nga presioni, pa marrë përgjigje nuk largohemi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?