Studimi i ekspertëve shqiptarë në universitetet ndërkombëtare për koronavirusin
Një grup studiuesish shqiptarë kanë përgatitur një material të detajuar shkencor për trajtimin e koronavirusit. Materiali shkencor është hartuar në mënyrë profesionale dhe u vjen në ndihmë mjekëve, infermierëve dhe gjithë personelit të shëndetësisë për të mësuar praktikat më të fundit ndërkombëtare lidhur me trajtimin e COVID 19.
Materiali përmbledhës bazohet në referenca shkencore më të fundit, studime të miratua nga shkencëtarë dhe ekipe mjekësore që kanë trajtuar COVID 19 në Kinë, Itali, SHBA, etj. Publikimi është një nga dokumentet më serioze të botuara në gjuhën shqipe për COVID19 dhe që sjellë për profesionistët e shëndetësisë të dhënat më të sakta. Por veç personelit mjekësor, materiali ka dhe të dhëna të dorës së parë për median dhe qytetarët që këto ditë janë bombarduar dhe me informacione jo të sakta.
Materiali është hartuar nga ekspertë dhe studiues shqiptarë të fushës së mjekësisë që punojnë në institucione të njohura në vendet e BE.
Hartuesit e këtij dokumentit të rëndësishëm janë;
Erand Llanaj, epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës. Kërkues shkencor në Institutin e Hulumtimeve të Shëndetit Publik, Grupi Kërkimor MTA-DE i Akademisë së Shkencave të Hungarisë
Denisa Baci, kërkuese post-doktorale, departamenti i Bioteknologjisë dhe Shkencave të Jetës, Universiteti i Insubrias.
Aldi Pupuleku, Hematologji dhe Onkologji, NOVARTIS Spanjë
Julia Daragjati, kërkuese post-doktorale, departamenti i Shëndetit të Gruas dhe Fëmijëve, Universiteti i Padovas
Teuta Muhollari, kërkuese shkencore në Epidemiologjinë Toksikologjike e Mjekësisë Parandaluese, Fakulteti i Shëndetit Publik, Universiteti i Debrecenit
Irma Kuka, Farmaciste, Spitali Amerikan Tiranë.
(Informacion më të detajuar për punën e këtij ekipi dhe për të rejat e fundit shkencor për koronavirusin mund të gjeni në faqen heda.al)