Studimi i frikshëm/Virusi infekton trurin. Humbet edhe…

Në botë flitet vetëm për Covid-19 dhe studimet për këtë virus vdekjeprurës nuk kanë munguar që pas shfaqjes së tij në Kinë. Dy studime të reja theksojnë se Covid-19 sulmon sistemin nervor qendror.

Studimi i parë nga shkencëtarë kinezë i publikuar në revistën amerikane ”Journal of Clinical Virology”, analizon të dhëna për përftuara gjatë kohës mbi koronaviruse të ngjashëm me Sars-CoV-2; ndërsa studimi i dytë është publikuar thuajse në të njëjtën kohë në revistën ”Chemical Neuroscience” dhe propozon aftësi të virusit për të infektuar sistemin nervor qendror.

Shqetësues është dhe fakti se humbja e shqisës së nuhatjes është zbuluar si një nga sinjalet e Covid-19. Kjo e fundit ishte fillimisht e pa vënë re prej sëmundjes, por tashmë është kornfirmuar në disa vende të goditura nga koronavirusi vrasës dhe shpjegohet me aftësinë e virusit për prekjen e sistemit nervor qendror të të sëmurëve, dhe veçanërisht me zonën e komandes së nuhatjes.

SHKARKO APP