Studimi i ri parashikon përqindjen e rrezikut nga koronavirusi për çdo moshë
Njerëzit e moshës së mesme kanë një rrezik më të lartë për të pasur nevojë për kujdes spitalor nga Covid 19 sesa të rinjtë.
Një analizë e më shumë se 70,000 rasteve të Covid 19, kryesisht në Kinë, vlerësoi se 8% e pacientëve në të pesëdhjetat e tyre,shtroheshin në spital.
Shifra është 4% për pacientët në të 50-tat dhe 18% për ata mbi 80 vjeç. Nga të gjithë pacientët e infektuar, madje edhe ata me simptoma të buta, rreth 1.4% ndërrojnë jetë.
Ata nën 20 vjeç kanë më pak se 1% probabilitet të vdesin, dhe personat mbi 80 vjeç kanë 8%.Analizat e pacientëve gjithashtu treguan se ata në të 50-tat e tyre kanë një shans 0.59% të vdekjes, ndërsa shkalla ishte 0.16% për ata në të 40-tat.
Studimi, i cili vjen pasi numri i infeksioneve në mbarë botën kaloi 800,000, mund të aplikohet për “çdo vend”, sipas studiuesve.
Shkalla e vërtetë e vdekshmërisë është e vështirë të vlerësohet në këtë fazë të pandemisë, sepse secili vend ka një strategji të ndryshme testimi.
Një nga autorët e studimit, tha:
Vlerësimet tona mund të zbatohen në çdo vend. Mund të shërbejnë për të krijuar një paketë më të mirë masash kundër koronavirusit. Analiza jonë tregon qartë se në moshën 50 vjeç e lart, shtrimi në spital ka shumë më shumë gjasa sesa në ato nën 50 vjeç, dhe një pjesë më e madhe e rasteve ka të ngjarë të jenë fatale.
Ekipi thotë se mosha është një faktor kryesor përcaktues në infeksione serioze, me gati një në pesë mbi 80vjeç ka të ngjarë që të shtrohet në spital, krahasuar me rreth 1% në mesin e njerëzve nën 30 vjeç.Shkalla e shtrimit në spital të 70 vjeçarëve është 16.6 përqind dhe 11.8 përqind për ata në të 60-tat.
Pak më shumë se 8% e pacientëve në 50-tat ka të ngjarë të kenë nevojë për kujdes spitalor, dhe 4.3 përqind në pacientët në të 40-tat. Duke përdorur të dhëna për 24 vdekje që ndodhën në territorin e Kinës dhe 165 rikuperime jashtë Kinës, ekipi vlerësoi se kohëzgjatja mesatare nga fillimi i simptomave deri në vdekje është 17 ditë.Kjo do të thotë që dikush mund të infektohet, të zhvillojë simptoma, të ketë kujdes spitalor dhe të vdesë brenda tre javësh.