Studimi: Në Shqipëri mbizotëron mbiemri “Beqiri”

Në secilin vend mund të gjeni mbiemra që janë me shumicë dhe mbizotërojnë ndaj të tjerëve.

shtu, e përditshmja boshnjake “Dnevni Avaz” e ka realizuar një studim ku pohon se mbiemri "Beqiri" dominon në Shqipëri. Kurse Bosnjë dhe Hercegovinë, thuhet se mbiemri më i shpeshtë është "Hoxhiç", apo në Kosovë "Hoxha". Kurse në Serbi, mbiemri më i shpeshtë është Jovanoviç, kurse në Kroaci, Horvat.

Sllovenët, çekët dhe polakët më së shpeshti thuhet se mbiemrin e kanë "Novak". Vetëm në Slloveni ka 11 mijë njerëz që mbiemrin e kanë "Novak".

Kurse në Evropë, mbiemri më i shpeshtë  është ai spanjoll "Garsia", të cilin në Spanjë e kanë rreth 1.378.000 njerëz, apo 3.48% e popullsisë spanjolle.

"Smith"-ët dominojnë në Angli, "Martin" në Francë, "Muller" në Gjermani dhe "Rossi" në Itali.

SHKARKO APP