Studimi tronditës për Covid-19: Vdekshmëria më e lartë në vendet…
Çdo ditë dalin studime në lidhje me pandeminë e Covid-19 që deri më tani ka prekur mbi 1.4 milion njerëz dhe ka lënë të vdekur mbi 83 mijë në të gjithë botën. Së fundmi, një studim i Universitetit të Harvardit ka zbuluar se ndotja e ajrit është e lidhur me rritjen e shkallës së vdekshmërisë nga virusi. Grimcat e vogla në ajër, të njohura me emërtimin PM2.5, shkaktojnë çështje shëndetësore afatgjata dhe prodhohen nga industria, makinat dhe djegia e karburanteve fosile.
Nga ana tjetër thuhet edhe se rritja më e vogël e përqendrimit të PM2.5, është e lidhur me një mundësi më të lartë të vdekjes pas infektimit me virusin e ri me origjinë nga Kina. “Ne zbuluam se një rritje prej vetëm 1µg / m3 në grimcat PM2.5 shoqërohet me një rritje prej 15 përqind të shkallës së vdekjes nga Covid-19”.
Të dhënat u morën nga rreth 3,000 qytete amerikane, që përbëjnë 98 përqind të popullsisë së vendit, u bashkuan nga shkencëtarët dhe u krahasuan me statistikat e koronavirusit. Ata rregulluan shifrat për faktorët që mund të zvogëlojnë gjetjet, të tilla si niveli i varfërisë, pirja e duhanit, mbipesha dhe numri i testeve dhe shtretërve spitalorë të disponueshëm. Ndotja e ajrit dobëson traktin respirator të trupit dhe pengon aftësinë e tij për të parandaluar infeksionin, i cili dihet se çon në nivele më të larta të vdekjes.