Studiuesi japonez: Kodet e Kanunit, të ngjashëm me Biblën

Kazuhiko Yamamoto, një studiues japonez, edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga kontakti i parë me rregullat e Kanunit të shqiptarëve, e pasi botoi edhe një libër për të, duket se nuk do të heqë dorë nga zbulimi i burimeve parake të tij.

Kështu, në seminarin e 34-­t Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë e Kulturën Shqiptare në Prishtinë, që nisi dje, ai do të paraqesë kumtesën që mban titullin “Një variant i studimit të koncepteve etike të Biblës hebraike me termat e strukturës etike të Kanunit”.

Prof. Yamamoto jep mësim në Universitetin e Kiushus në Japoni. Ai ra kontakt me rregullat e Kanunit, kur ishte në Tokio në fillim të viteve ‘90 duke lexuar novelën “Prilli i thyer” të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. 

SHKARKO APP