Stuhi dhe breshër, parashikimi i motit për këtë fundjavë
Vendi ynë gjatë kësaj fundjave do të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike. Gjatë ditës së shtunë, reshjet e shiut do të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Parashkimi i motit nga SHMU:
Masat ajrore të lagështa të shkëputura nga disa qendra të thella presioni me origjinë nga cikloni I Islandës do të bëjnë që vendi ynë këtë fundjavë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti do të jetë i vranët por nuk do të mungojnë as intervale të herëpasherëshme kthjellimi.
Ditën e Shtunë reshjet e shiut do të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit reshjet parashikohen me intenistet mesatar e lokalisht të lartë në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Ditën e Diel reshjet do të ulin intensitetin, por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme në një pjesë të madhe të territorit në formën e shtrëngatave të karakterit lokal prej orëve të para të mëngjesit. Në veriperëndim reshjet parashikohen me intenistet deri mesatar në formën e rrebesheve të shpejta.
Reshjet e dëborës në Alpe parashikohen në formën e stuhive të dëborës ndërsa në majat e maleve në verilindje e juglindje të vendit do të jenë me intensitet të ulët.
Vlen të theksohet si intensive e relativisht problematike elementi I erës me drejtim nga kuadrati I jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet arrin shpejtësi deri 17m/s shoqëeuar me dallgëzim të forcës 2-5 ballë.