Stuhi e fortë në Elbasan/ Breshëri sa një top bejsbolli, shkatërrohen të mbjellat

Elbasan – Temperaturat ditën e sotme në Elbasan arritën deri në 39 gradë Celsius, duke përmbushur parashikimet për një ditë të kthjellët.

Megjithatë, qytetarët e këtij qarku u befasuan nga reshjet e papritura të shiut që filluan në mesditë.

Zona e Gjinarit u godit më rëndë nga këto reshje, ku pati një stuhi të fortë dhe breshër.

Stuhia, e cila zgjati rreth 2 orë, shkaktoi dëme të mëdha në të mbjellat dhe pemtarinë e zonës, duke i lënë banorët në vështirësi të mëdha.

SHKARKO APP