Stuhia e dëbrës shkakton probleme në zonën e Skraparit, izolohen dhe mbeten në errësirë disa fshatra
Ulja e menjëherëshme e temperaturave ka sjellë një sërë problemesh në qarkun e Beratit .Fshatrat e njësisë administrative Potom dhe Gjerbës janë pothuajse të izoluar ndërsa fshatrat eTomorricës ndodhen nën pushtetin e errësirës.
Burime pranë Bashkisë Skrapar bëjnë me dije se reshjet e ditës së djeshme kanë izoluar disa fshatra të Gjerbësit si dhe janë bërë të pakalueshme akset rrugore Gjerb-Qaf Dëvri si dhe fshatrat Leshnje dhe Gradec.
Rrugët e këtyre zonave janë tepër të shkatëruara dhe kjo e bënë edhe më të vështirë mirëmbajtjen e tyre.
Fshatrat në zonat e Skraparit pothuajse janë lënë në harresë dhe izolim, ku bora e bën edhe më të vështirë jetën e banorëve të këtyre zonave.
Ndërsa e në zonën eTomorricës stuhia e borës ka lënë pa drita fshatrat e kësaj zone. Ndërsa mësohet se shtylla apo shumë tela kanë pësuar defekte duke lënë në errësirë të plotë këto zona .
Mësohet se po punohet për të zhbllokuar akset kryesore të këture zonave nga bora ndërsa një brigadë OSHE së është nisur për riparuar në kohë sa më të shpejtë problemet e energjisë në zonën Tomorricë.