Stuhia në Kune, shkul pemët dëmton rrjetin elektrik

Stuhia me reshje të dendura të shiut dhe erëra të forta ka krijuar probleme në zonën e Kunes në bregdetin e Shëngjinit.

Dallgët e forta të detit kanë dëmtuar pishat dhjetra-vjeçare në këtë zonë, ndërsa ka dalë jashtë funksioni i gjithë sistemi elektrik që furnizon familjet dhe biznese të kësaj zone. Një stuhi e tillë nuk ishte parë prej kohësh në këtë zonë thonë banorët dhe peshkatarët në Kune.

“Këtë lloj situate dhe këtë lloj batice kaq të madhe e shoh shumë të rrezikshme. Ka dalë batica mbi asfalt”

“Një situatë e tillë ka qenë e ngjashme me atë të vitit 2010. Ka pasur dëmtime të mëdha, si në rrjetin elektrik ashtu dhe tek pishat.

Sipas tyre ky është një alarm për institucionet për të marrë masa, pasi erozioni ka marrë përmasa të frikshme.

“Përfundimisht është tepër vonë. Ka ikur koha kur mendoja se mund të parandalohej. Nuk është hera e parë që po avancon deti por kurrë në këtë masë”

Ndonëse dëmet e shkaktuara nga stuhia janë të konsiderueshme, kjo nuk e ka shqetësuar shtabin e emergjencave në prefekturen e Lezhës. Të kontaktuar me telefon, kanë bërë të ditur se nuk ka patur asnjë problem nga moti i keq.

SHKARKO APP