Stuhia në Tiranë, shkëputet një objekt dhe dëmton në kokë punonjësin e “Rrugores”
Një punonjës i Policisë Rrugore ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Tiranë pas stuhisë që përfshiu kryeqytetin. Mësohet se në afërsi të Pallatit me Shigjeta është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë 37-vjeçarin, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.
37-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.
Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.