Stuhia “pushton” malin e Taraboshit. Dëmtohen përcjellësit elektrikë e antenat televizive

Moti i keq ka shkaktuar probleme të shumta në të gjithë vendin tonë. Probleme janë hasur edhe në qytetin e Shkodrës, ku në malin e Taraboshit është dëmtuar fideri 8, dhe rrjeti i tensionit të mesëm.

Zona ku është vendosur ky fider në Malin e Taraboshit është ‘pushtuar’ nga era e fortë e mjegulla e dendur. Nga stuhia janë dëmtuar edhe antenat televizive.

Ndërkohë ekipet e OSHEE Shkodër ndodhen në terren për të riparuar këtë fider që furnizon banorët e zonës Zogaj e Shirokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sikurse paraqitet nga pamjet, kushtet e motit vështirësojnë punën e grupeve të OSHEE Shkodra 3, ndërsa dëmet janë shkaktuar në kabina dhe përcjellësa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?