Stuhia pushton Shqipërinë, por veçanërisht Tiranën
Pas Europës, edhe Shqipëria është përfshirë që nga mëngjesi i sotëm nga reshjet dhe stuhitë që deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale. Moti i keq me erë dhe reshje ka prekur edhe vijën bregdetare të Vlorës që ka detyruar turistët të braktisin plazhet.
Gjatë orëve të para të mëngjesit Vlora u zgjua me rreze dielli, në mesdite gjithçka ndryshoi. Turistët braktisën plazhet duke i lenë shezlongët bosh me shpresën se në ditët në vijim do të rikthehen temperaturat dhe rrezet e diellit.
E hëna mbetet me mot të paqëndrueshëm, por kthjellimet do të jenë të shumta. Priten rritje të temperatura në mesditë deri në 32 gradë celsius. Era problematike do të jetë nga mesdita deri pasdite, ndërsa deti me dallgë rreth 3-4 ballë. Nga e marta e në vijim pritet stabilizimi i kushteve te motit dhe rritje graduale e temperaturave.
Metereologia Lajda Porja ka zbuluar se reshjet e dendura të shiut mund të jenë problematike për Kukësin, Pukën, Shkodrën, Lezhën, Tiranën dhe Elbasanin. “Stuhia e cila mbrëmë ka qarkulluar në zonën e Alpeve në veriun e Italisë dhe gjatë vendeve të rajonit, ka përfshirë pjesën më të madhe duke sjellë rebeshe shiu ka pasur dhe territori shqiptar. Në fakt, Shqipëria është paraqitur gjatë gjithë kësaj situate diçka më ndryshe dhe më mirë se vendet e rajonit.
Kjo stuhi kuptohet që ka ardhur e degraduar, reshjet janë prezente, por herë pas here të shoqëruara dhe me stuhi ere. Në Shqipëri reshjet kanë qenë kryesisht jo më shumë se 7 mm, parashikohet që situata të mbetet e paqëndrueshme, por kemi një përmirësim të dukshëm në pjesën më të madhe të bregdetit, ku reshjet do të jenë të pakta në orët në vijim dhe mbeten problematike vetëm zonat malore, kryesisht veriore dhe ajo verilindore.
Në momente të shkurtra do të kemi intensifikim të reshjeve, kryesisht më problematik do të jenë Kukësi, Puka, Shkodra, Lezha, Tirana, Elbasani, ku në këto momente do të ketë intensifikim të reshjeve, sidomos në orët e pasdites, por do të kemi herë pas here shkëputje të tyre”, tha Porja.
Fotot nga plazhet e vendit