Stuhia shkakton dëme të mëdha në fshatin Goskovë të Korçës (VIDEO)

Në fshatin Goskovë, të njësisë administrative Voskop, në Korçë dëmet e shkaktuara nga reshjet kanë qenë më të mëdha se në zonat e tjera. Në video shihen shtëpi të shembura, pemë të rrëzuara, makina që kanë përfunduar në kanal, rrugë të mbuluara nga balta, e gjithçka kanë marrë me vete përrenjtë

Banorët e zonës kanë pësuar dëmtime të mëdha nga shiu i rënë pasditen e sotme. Jo vetëm shtëpitë e tyre dhe makinat, por dëmtime edhe më të mëdha kanë pësuar të mbjellat. Pas normalizimit të motit, ata janë përpjekur të ndërhyjnë për të shpëtuar atë që shiu nuk e ka shkatërruar plotësisht.

Mungesa e kanaleve kulluese dhe hidrovoreve në zonë ka bërë që situata të bëhet edhe më problematike, dhe pas reshjeve të shiut të ditës së sotme, gjithçka për këta banorë është bërë edhe më e vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?