“S’u vra 5 herë në Afganistan, por e gjeti në Lazarat”

 

Ndodhi e pabesueshmja. Denis Basha, vëllai i efektivit të RENEA-s të vrarë në Lazarat e ka dëgjuar për herë të fundit po atë ditë zërin e të vëllait në telefon. “Për herë të fundit kam folur me të pak orë para ngjarjes. Më tha që ishte mirë,- thotë ai.-Ishim shumë të lidhur bashkë dhe qendronim me njëri-tjetrin. Dhe kur nuk ndodhte kjo, flisnim në telefon. Kështu folëm në telefon edhe disa orë para ngjarjes”, vijon ai. Denisi tregon se Ibrahimi e ka nisur me forcat Komando dhe ka qenë pesë herë me mision në Afganistan. Ai u pranua në forcat RENEA rreth një vit më parë. Por sipas të vëllait ai e gjeti vdekjen jo nga talebanët por nga bashkëkombasit e një vendi që nuk është në luftë.

SHKARKO APP