Suedia kërkon të luftojë bandat, Rama: Do sjellim oficerët tanë

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ane Linde në takim disa orësh në Tiranë, kishte në fokus marrjen e stafetës së OSBE-së prej Shqipërisë si dhe shtimin e përpjekjeve mes dy vendeve në luftën kundra krimit të organizuar.

“Fatkeqësisht në Suedi kemi probleme me krimin e organizuar dhe tani do të përpiqemi të marrim mbështetjen nga vende të ndryshme në luftën ndaj këtij problemi, sepse është një problem pa kufi. Bandat kriminale janë në bashkëpunim në territorin europian dhe nëse e luftojmë këtë fenomen së bashku, atëherë mund të kemi disa ndryshime. Kur vjen puna tek procesi i integrimit në Bashkimin Europian, Suedia e mbështet plotësisht Shqipërinë në vendimin për hapjen e bisedave për zgjerimin e BE-së dhe gjithashtu vlerësojmë punën e vështirë dhe seriozë që është bërë nga qeveria juaj për përgatitjen për kandidaturën dhe për anëtarësimin në të ardhmen”, tha ministrja.

Kryeministri Edi Rama tha se së shpejti do të kemi në Shqipëri çeljen zyrtare të një investimi shumë të veçantë suedez në turizëm. “Jemi të gatshëm të çojmë në Suedi oficerët tanë”, theksoi kryeministri.

SHKARKO APP