Sula thirrje në Kuvend: Çdo deputet të deklarojë nëse ka përdorur SkyEcc dhe EncroChat

Deputeti i PD-së Dashnor Sula, kërkon që të miratohet projektligji që çdo deputet të deklarojë nëse ka përdorur Sky Ecc dhe Enro Chat. ”Deputetët të deklarohen se kush ka përdorur Sky dhe Encro Chat. Të miratohet projekt-vendim për këtë çështje. Ka tre muaj dhe nuk merrni masa për këtë projekt-ligj. Gjykata Kushtetuese përdoret nga ju si letër higjenike. Pse keni frikë që të ketë projekt-ligj, që të dihet se kush ka përdorur Sky. Përpara se të dalin listat e kandidatëve për deputetë, duhet ditur se kush ka folur me bandat”,-tha gjatë fjalës në Kuvend.

 

SHKARKO APP