Sula zbulon përplasjet për vota në PD: Edhe unë kam shumë fluks

Dashnor Sula i cili nuk është në listat e PD-së për zgjedhjet e 11 majit, foli për situatën politike në vend. Për të krahasuar me 4 vite më parë, kjo fushatë ka një ndryshim të madh për shkak të kodit zgjedhor. Ai thekson se kandidatë nga të dyja anët politike i janë drejtuar edhe atij për të mbledhur vota.

”Jam shumë herë më i qetë, duke e vëzhguar me lehtë si ecën fushata. Kandidatët e listave të mbyllura po ia fusin gjumit, ata në lista të hapura si nga PS dhe nga PD po gjurmojnë e po vrapojnë te vota. Ka garë brenda vetes dhe jo me kundërshtarin politik.

Ky është një problem shumë i madh. Unë kam fluks kërkesash nga kandidatët e të majtës dhe kandidatët e të djathtës duke kërkuar vota. Te PS e kanë garën më shumë mes njëri-tjetrit. Janë bërë titullarët e institucioneve në shërbim të kandidatëve të caktuar. Ky problem po ndodh dhe po dëgjojmë shpesh herë nga këto përplasje. Konflikti mes vetes sa do të vijë dhe do të agravojë”,-tha në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sula rikthehet me humor duke thënë se e ndalën kandidatët e 11 majit, të cilët e marrin për vota. ”Jam mall i kërkuar në treg, nuk kam çfarë të bëj. Për drejtuesit e Partisë Demokratike unë jam mall pa vlera, por ta shohim këtë më 11 maj sesi do të dalë rezultati”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?