Sulm kibernetik edhe te Gjykatat? Kryetarja e KLGJ-së: Janë në një gjendje alerti, uroj që…

Sulmet kibernetike nga Irani duken se nuk kanë të ndaluar. Këtë të premte, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami e pyetur nga gazetarët se nëse gjykatat janë prekur ose dëmtuar nga sulmet kiberentike, theksoi se të gjitha gjykatat janë vënë në alert dhe po merret çdo masë për mbrojtjen e të dhënave.

“Kjo është një risi, modernizim që u bëhet shërbimeve në gjykata. Jam besimplotë që qytetarët nëse marrin shërbimin e tillë do kenë më shumë besim të gjykatat. Do kemi akses dhe një impakt shumë pozitiv.

Pjesa e hakerimit, janë marrë masat nga ana e KLGJ-së, Gjykatat janë në gjendje alerti, stafi i teknologjisë po bën të pamundurën për mbrojtjen e sistemit, shpresoj që mos të kemi situata të tilla”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?