Sulm me armë në SHBA, shtatë të plagosur në Kentucky
Shtatë persona u plagosën në Kentucky të SHBA pasi një person hapi zjarr nga distanca drejt automjeteve që udhëtonin në autostradë.
Mbrëmjen e së shtunës u raportua për disa të shtëna me armë në qytetin “Londër”, një provincë me 8 mijë banorë në Kentucky. Të shtënat vinin nga një pyll aty pranë dhe në shënjestër ishin shoferët e makinave që udhëtonin në rrugën kryesore.
Policia ka bllokuar qarkullimin në të dy drejtimet në autostradë pasi nuk e dinte se nga vinin plumbat. “Ne jemi duke punuar për ta neutralizuar agresorin,” tha sherifi i zonës.
Autoritetet besojnë se ka pasur vetëm një sulmues dhe se ata nuk besojnë se të shtënat janë shkaktuar nga ndonjë sherr i momentit në rrugë, porse ka qenë e planifikuar.
Duke e konsideruar një akt dhune të pakuptimtë, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonës që të qëndrojnë në shtëpi deri sa policia të arrestojë personin që ka qëlluar me armë dhe që përbën rrezik për jetën e njerëzve.
Top Channel