Sulm me gërshërë partnerit në Vlorë, ai në spital, gruaja në pranga

Një 38-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, sepse sulmoi me gërshërë partnerin e saj dhe ky i fundit  nga plagët përfundoi në spital.

Policia e Vlorës  arrestoi një 38-vjeçare, Kristina Strakosha, pasi akuzohet se ka goditur me gërshërë bashkëjetuesin e saj 53-vjeçar, me iniciale A.P.

Mësohet se shkak për aktin e skajshëm të 38-vjeçares është bërë një debat mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite, ku Kristina ka goditur me gërshërë personin me të cilën bashkëjetonte në lagjen "Lef Sallata". Ai ka pësuar dëmtime të lehta në trup dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia e ka arrestuar 38-vjeçaren, e cila akuzohet për plagosje.

SHKARKO APP