Sulm në kopshtin e fëmijëve, 6 të vdekur dhe 1 i plagosur

Në Kinë, të paktën gjashtë persona u vranë dhe një u plagos në një sulm në një kopsht fëmijësh në Lianjiang në provincën jugore të Guangdong.

Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë së qytetit, duke raportuar se “viktimat janë një mësuese, dy prindër dhe tre fëmijë”.

Një i dyshuar është arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi identitetin dhe moshën e viktimave, as mbi armën e përdorur në sulm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një hetim policor ka nisur.

Kina i ndalon rreptësisht qytetarët të kenë armë zjarri dhe ka pasur një sërë goditjesh me thikë në vitet e fundit .

Sulmet vdekjeprurëse që synojnë posaçërisht shkollat ​​kanë ndodhur në mbarë vendin, duke bërë që autoritetet të forcojnë sigurinë rreth institucioneve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?