Sulme terroriste në Londër, viktima e të plagosur
Të paktën 6 persona u vranë në disa sulme terroriste në Londër, në orët e vona të mbrëmjes. Tre persona hynë me një furgon mes këmbësorëve në London Bridge duke lënë të paktën 20 të plagosur. Më pas ata nisën të qëllonin kalimtarët me thika dhe lanë 6 të vdekur. “Pashë që dikujt ia prenë fytin me thika” tha një dëshmitare për Daily Mali. Policia ndërhyri duke qëlluar për vdekje të 3 autorët e sulmit, që raportohet se janë me origjinë arabe. londra është vënë në alarm nga frika e sulmeve të tjera terroriste. Pak ditë më parë 22 vetë humbën jetën kur një kamikaz u hodh në erë në koncertin e Ariana Grande, në Manchester.
Kanë mjaftuar 8 minuta që kryeqyteti i Britanisë të tmerrohet.
Kaq i është dashur një komande të koordinuar terroristësh për të kthyer alarmin dhe panikun në Londër, të cilët fillimisht kanë marrë një autobus duke marrë përpara kalimtarët në London Bridge, e më pas u raportua për njerëz të sulmuar e të therur me thikë në marketin “Borough”. Ndërsa sulmi i tretë ndodhi në Vauxhall, raporton Daily Mail.
Deri më tani është bërë e ditur se tre terroristë janë qëlluar për vdekje nga policia e armatosur pas vrasjes së gjashtë personave dhe plagosjes së 30 të tjerëve gjatë sulmeve.
Burrat, të përshkruar si “me origjinë mesdhetare”, bërtitën “kjo është për Allahun”, pasi ata theren me thikë qytetarët të shtunën në mbrëmje në Londër.
Sulmuesit thyen një oficer policie në urë dhe më pas sulmuan me thika në bare dhe restorante. Një burrë thuhet se është therur pesë herë në gjoks.
Të dyshuarit meshkuj u qëlluan dhe u vranë nga policia e armatosur në Borough Market brenda tetë minutave nga thirrja e parë. Sulmuesit ishin të veshur me xhaketa vetëvrasëse, e cila doli të ishte një “mashtrim”, tha policia.
Policia e armatosur nxitoi në skenën ku u dëgjuan të shtëna dhe autoritetet u bënin thirrje londinezëve të panikuar që të ‘vrapojnë, fshehin, tregojnë’ nëse ata u kapën në ‘kaos absolut’.
Tragjedia vjen vetëm 12 ditë pas sulmit terrorist të Mançesterit dhe 10 javë pas mizorisë së Westminsterit.
KOHA JONË SONDAZH

