”Sulmet” e Halim Kosovës, Çomo: Vure drejtor spitali kushëririn e gruas, je pjesë e çorbës së Ramës
Altin Çomo, ish-kryetar bashkie në Libohovë, si dhe ish-drejtuesi i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër u është përgjigjur deklaratave të Halim Kosovës, të bëra një natë më parë në emision ”Open”, ku nuk kurseu ”sulmet” ndaj PD-së.
Çomo shkruan në facebook se koha do të tregojë që sulmet ndaj një drejtori spitali që ka bërë Kosova ishin tërësisht personale, pasi në atë post donte të vendoste me çdo kusht një kushëri të parë të gruas së tij. Sipas Çomos, Kosova e bëri këtë gjë, për të realizuar aferat dhe vjedhjet me të.
Për të sulmet e Halim Kosovës, ngjasojnë me ato të përrallat e plakave që kërkojnë të ndihen mes të rejash dhe në kohë menopause, duan të jenë të virgjëra.
”Doktori ka humbur busullën njesoj si çdo kush që ka gëlltit çorbën e gatuar nga duart e Ramës këto kohë fushate, por më mirë se kështu ndahet shapi nga sheqeri. Turp e faqja e zezë doktor, ke çnderuar ata që të respektuan dhe ke hedhur poshtë ata që të besuan. Koha do të tregojë”,-shkruan Çomo në facebook.
Statusi i plotë i Altin Çomos
Halim Kosova mund të jetë një mjek i nderuar, por mbetet një politikan i dështuar dhe aq më keq një politikan i përdorur kryekëput nga Rama. Sulmet e pandershme të tij kundër ish-bashkëpuntorëve të tij në PD tregojnë paaftësinë reaguese dhe apatike të tij, kur kishte funksione politike në PD. Kur ishte Ministër Shëndetësie, për interes familjar, kërkonte të vendoste me çdo kusht dhe e vendosi drejtor spitali në Gjirokastër, një kushëri të parë të gruas së tij për të realizuar aferat dhe vjedhjet me të.
Për t’i hapur rrugë kushëririt të gruas, dërgoi audit ministrie në spitalin e Gjirokastres dhe ky kontroll rezultoi nul, drejtori i spitalit që ai përmend, një prej drejtuesëve më të mirë dhe të përkushtuar të atyre viteve, u dorëhoq për të mos qenë pre i përplasjeve dhe mjeku kushëri u vendos drejtor deri edhe pas fitores së PS në 2013, ku punoi drejtor me PS edhe për dy vite të tjera.
Sulmi i një ish-ministri ndaj një drejtori spitali ishte kryekëput personal, pasi nuk rezultoi asnjë akuzë e vërtetë për të. Historitë e Kosovës janë si përrallat e plakave që kërkojnë të ndihen mes të rejash dhe në kohë menopauze duan të jenë të virgjëra. Doktori ka humbur busullën njesoj si çdo kush që ka gëlltit çorbën e gatuar nga duart e Ramës këto kohë fushate, por më mirë se kështu ndahet shapi nga sheqeri. Turp e faqja e zezë doktor, ke çnderuar ata që të respektuan dhe ke hedhur poshtë ata që të besuan. Koha do të tregojë!