Sulmet kibernetike, eksperti: 80 % e atyre që punojnë nga shtëpia…

Puna po bëhet nga shtëpia dhe kjo lloj veprimtarie duket se shoqërohet edhe me risqe të shtuara, pasi hakerat mund të tentojnë të peshkojnë adresa e-mail dhe të kenë akses më pas në të dhënat tejet sensitive të shumë kompanive nëmbarë botën. Ekspert i IT-së, Tomi Kallanxhi, thotë se rreth 80 për qind e përdoruesve që përdorin një kompjuter personal janë të rrezikuar nga sulmet kibernetike.

Nga ana tjetër, ai theksoi se kompanitë, të cilat kanë të dhëna sensitive duhet të përdorin kompjutera personalë, ku sa herë të ndizet një kompjuter të sinjalizohet menjëherë IT-ja e ndërmarrjes për të gjurmuar sulmet e mundshme.

”Shumë pak. E them këtë gjë, sepse duke filluar që nga kompjuterat, licencat që blejmë për kompjuterat tanë janë komplet të piratura. Shumë pak blejnë software. Për kompanitë që kanë informacion sensitiv, këshillohet gjithmonë që të kenë kompjuterat të personalizuara që të jenë të kompanisë, të përdoren me VPN, që sa herë që ndizen i çojnë të dhënë IT-së së kompanisë të dhëna sa herë është hapur, sa minuta është përdorur një software. Kështu, përdorja e kompjuterit tonë personal nëpër shtëpi e bën shumë vulnerabël këtë situatë. Rreth 70 apo 80 për qind e përdoruesve janë në risk që punojnë nga shtëpia”.

SHKARKO APP