Sulmet kibernetike, Felaj: Do të unifikohet mbrojtja me standardet e NATO-s
Nënkryetarja e Parlamentit, deputetja e PS-së Ermonela Felaj, thotë se sulmi kibernetik nuk ishte një rast episodik. Ndaj edhe thotë se vendosja e Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar në rangun e autoritetit që prodhon politika të të gjitha institucionet që kanë informacion të klasifikuar, do të unifikojë mbrojtjen sipas një standardi të pranuar nga NATO,
”Një fuqi e madhe si Irani na sulmoi dhe kemi pasur ndihmën e të gjithë faktorit ndërkombëtar për rikthimin e sistemeve tona. Vëmendja në këtë pikë do të duhet të shtohet që të mos ndodhim më sulme të ngjashme. Ekspertët e kësaj fushe thonë se sulmet janë shumë të shpeshta. Mbrojtja do të jetë sa më e përshtatshme.
Ka ardhur në momentin e duhur sjellja e ligjit të ri për informacionin e klasifikuar, i cili autoritetin e vë në dritë, i bën të gjithë të kuptojnë, që politikat e lidhura me sigurinë e informacionit të klasifikuar do të duhen të prodhohen nga DSIK dhe të ndiqen.
Vendosja e Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar në rangun e autoritetit që prodhon politika të të gjitha institucionet që kanë informacion të klasifikuar do të unifikojë mbrojtjen sipas një standardi të pranuar nga NATO”.