Sulmet kibernetike në Shqipëri, ekspertja amerikane shpjegon gabimin që na kushtoi
A u sulmua lehtë Shqipëria nga hakerat që futën duart në të dhënat sekrete të vendit? Evanna Hu, ekspertja amerikane e IT-së, mendon se brenda të mirave të pafundme që të ofron teknologjia qëndron rreziku dhe qytetet inteligjente nuk janë gjithmonë të sigurta, ndaj sipas saj krahas platformave digjitale që krijohen duhet të garantohet dhe siguria kibernetike.
Pyetja që të gjithë i bëjmë vetes teksa shpenzojmë orë të gjata në internet është nëse jemi vërtet të rrezikuar? Dhe përgjigja e ekspertes ngre alarmin për t’u treguar më të kujdesshëm:
”Po, ju e dini se sa më shumë të lundrojmë online, aq më shumë e ekspozojmë veten ndaj sulmeve kibernetike. Nuk e kam fjalën vetëm për sulmet me arsye politike por bëhet fjalë edhe për sulme të rastësishme që prekin të dhënat e njerëzve online. Shqipëria këto kohë është duke u sfiduar në këtë drejtim dhe shërbimet e qytetarëve janë prekur, ndaj kemi ardhur këtu për të edukuar politikbërësit që të integrojnë masat e duhura mbrojtëse për sistemet e informacionit online”.
KOHA JONË SONDAZH

