Sulmet ndaj SPAK, Ilir Meta replikon në distancë me ambasadorin e BE-së në Tiranë
”Sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, për Bashkimin Evropian duhet të dënohen”,-tha ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, teksa u pyet lidhur me deklaratat e fundit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në adresë të kreut të SPAK, Altin Dumanit.
Pak orë më vonë, Ilir Meta gjatë një konference për mediat, u shpreh se argëtohet me deklarata të tilla nga diplomatë të huaj.
”Habitem që nuk kanë shqetësim këta kur Edi Rama shkel vendimet e Gjykatës Kushtetuese që ka krijuar vetë, por ne jemi mësuar me deklarata të tilla dhe argëtohemi. Detyra jonë është ta luftojmë korrupsionin e Edi Ramës me të gjitha mënyrat e format demokratike e heroike”.