Sulmet terroriste, Hysa: Ideologji laike, nuk e njeh feja

Sekretari i Forumit Mysliman në Shqipëri, Roald Hysa, shfaqjen e fenomeneve të radikalizmit që çojnë më pas në deri në ektremizëm të ngjarjeve të fundit si ato që ndodhën në Austri dhe Francë, thotë se vjen nga një produkt idiologjik i shoqërive moderne që i prodhon “laiciteti”, mungesa e arsimimit të duhur, dhe jo vetë besimi fetar.

“Terrorizmi është fënomen i ri modern, nuk ka të bëjë me fenë, 1400 vjet fe. Terrorizmi nis në vitet 1970 lindime brigadat e kuqe dhe me aksion direkt në Francë. Janë grupe ekstreme komuniste. Nuk kanë lidhje me fenë. Këto janë ideologji shumë të reja. Islami historikisht nuk e njeh këtë lloj fenomeni.. Janë disa elemëntë që duhen parë në të ashtuquajturin radikalizim dhe ka të bëjë me emigracionin, varfërinë dhe me çështjen e arsimimit”,-thotë ai.

Karikaturat satirike të përdorura në Francë kanë një funksion provokues për çdo lloj besimi. Për Hysën vendi ynë ka një ideologji të ndyshme që përqafon modelin anglosakson, ndryshe nga ai francez që sipas tij përfaqëson një ideologji laike që nuk lejon respektimin e fesë në sferën publike.

SHKARKO APP