Sulmi i ambasadës në Podgoricë, blindohet selia diplomatike e SHBA-së në Tiranë
Pas sulmit mbi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi është vënë re një shtim i masave të sigurisë edhe në ambasadën amerikane në Tiranë. perrëth kësaj ambasade është vënë re një numër të shtuar të efektivëve të policisë që bëjnë shërbim 24 orë non ëysh nga mëngjesi i kësaj të enjteje.
Sipas policisë ky është një protokoll që zbatohet gjithmonë në rastet kur ndodh një sulm në rajon. Por numri i efektivëve dallohet qartë nga një monitorim pranë selisë së ambasadës amerikane në rrugën e Elbasanit ku qëndrojnë në gatishmëri. Ndërkohë burime nga policia thanë se po vlerësohet çdo informacion. Nën vëzhgim po mbahen edhe ambasadat e tjera në vend.
Një person hodhi një pajisje shpërthyese në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Podgoricë të Malit të zi, në orët e para të ditës së sotme e më pas hodhi veten në erë.