Sulmi i SHBA ndaj Sirisë, Fatos Nano kujton mbështetjen për Irakun

Sulmi i SHBA-së ndaj Sirisë ka bërë nostalgjik edhe ish-kryeministrin Fatos Nano. Me një foto në rrjetin social “Facebook”, ai kujton takimin me ish-Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld. Duket se kjo foto është hedhur në përkujtim të vizitës së rëndësishme të Rumsfeld gjatë qeverisjes së Nanos 2002-2005, për mbështetjen që Shqipëria i dha fillimit të luftës në Irak nga ana e SHBA-së dhe Presidentit Amerikan, Xhorxh W. Bush. Shqipëria ishte ndër të paktat vendet e para në Europë që mbështeti këtë luftë përkundër heshtjes së vendeve të mëdha europiane, gjë që u vlerësua shumë në atë kohë. Në foto Nano është me ish-Ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majko, sot Ministër për Diasporën dhe Zëdhënësin e Qeverisë së Shqipërisë, Aldrin Dalipi, sot kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?