Sulmi me armë ndaj Top Channel, shoqërohet në polici ish-dhëndri i rojes së sigurisë që mbeti viktimë
Policia e Vlorës ka shoqëruar ish-dhëndrin e Pal Kolës, rojës që mbeti i vrarë nga breshëria e kallashnikovit në oborrin e Top Channel.
R. Papçi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Bashkë me ish dhëndrin, u shoqërua edhe shoku i tij, A. Tonaj. Edhe ky i fundit ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.
Shoqërimet janë bërë në kuadër të hetimeve për të zbuluar kush ishte objektiv i sulmit.
Ata janë ende në Policinë e Tiranës dhe do të qëndrojnë deri në përfundim të ekzaminimeve për të parë nëse në duart e tyre ka mbetje baruti ose jo.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku disa persona qëlluan me breshëri plumbash godinën e televizionit dhe fatkeqësisht ndërroi jetë roja e sigurisë private, Pal Kola 60 vjeç.