Sulmi me vezë ndaj Ramës jehonë në mediat ndërkombëtare: E mori në mbrojtje Garda

“Pas tensioneve kanë ndërhyrë punonjësit e Gardës së Shqipërisë, duke marrë në mbrojtje kryeministrin Rama”. Kështu shkruan sot, Anadolu Agency, agjensia shtetërore e lajmeve të Turqisë.

Në artikullin më poshtë, media e njohur turke rrëfen incidentin e sikletshëm të kryeministrit shqiptar, që çoi në ndërprerjen deri në 4 herë të seancës parlamentare.

“Ka nisur me tensione seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë, ku kryeministri i vendit, Edi Rama, është qëlluar me vezë nga një deputet i opozitës, raporton Anadolu Agency (AA).

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas nisjes së seancës fjalën e ka marrë kryeministri Rama, ndërsa teksa ai filloi të fliste nga foltorja e Parlamentit është qëlluar me vezë dhe sende të tjera nga deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), Endri Hasa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se do ia lërë fjalën kreut të PD-së, Lulzim Basha, pasi vetë do vazhdojë dialogun me studentët.

Pas tensioneve kanë ndërhyrë punonjësit e Gardës së Shqipërisë, duke marrë në mbrojtje kryeministrin Rama.

Menjëherë pas tensionit të krijuar në seancën parlamentare, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ndërpreu seancën për një orë dhe kërkoi përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit për deputetin e PD-së, Endri Hasa.

Në seancën e sotme parlamentare kanë marrë pjesë edhe deputetët e partive opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), pas një bojkoti prej disa muajsh të Kuvendit të Shqipërisë, pa marrë pjesë në seancat e këtij sesioni që filloi në shtator.

Pjesë e diskutimeve në seancën e sotme janë disa projektligje, përfshirë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust-it”.

Ndërkohë para selisë së Kuvendit të Shqipërisë, po mbahet protesta e studentëve të universiteteve publike, të cilët mbështeten edhe nga qytetarë./AA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?